TEORIA SPECIALE E RELATIVITETIT (TSR)
E KA FUTUR FIZIKËN NË RRUGË TË GABUAR

1. Pse Teoria Speciale e Relativitetit (TSR-ja) është e pakuptueshme për njerëzit? Pse është gogol për njerëzit, madje edhe për fizikanët? Atë nuk e kuptojnë fizikanët (shumë prej tyre nobelist të fizikës), e lëre më të tjerët. Përsëritja e dy – tri fjalive (koha rrjedhë më ngadal në sistemin që lëvizë, trupat shkurtohen në drejtim të lëvizjes dhe masa e trupit rritet me rritjen e shpejtësisë së tij) nuk paraqet njohje të TSR-së.

TSR-ja është e pakuptueshme dhe gogol për njerëzit, madje edhe për fizikanët, sepse ajo është një trillim, në të ka shumë të pavërteta dhe spekulime, që vështirë të besohet se mund të dalin nga koka e një “gjeniu”.

2. Po të shihen skicat dhe punimet e Einstein-it dhe të tjerëve që përkrahin TSR-në, ato janë plot artifice pa shpjegim, një mori kalimesh prej një variable në tjetrën pa shpjegime fizike, një mori pyetjesh pa përgjigje, madhësi pa kuptim dhe absurde, rrugë të palejueshme të zgjidhjes, shpjegime të pasakta të rezultateve eksperimentale dhe përfundojnë me përgjithësim të një rasti special.

3. Fizikanët relativistë e kanë përdorur matematikën për qëllime të errëta, pra jo për zgjidhje të drejtë të problemit. Kanë besuar se ekziston faktori i Lorentz-it dhe kanë ngarendur ta arsyetojnë atë matematikisht. Kjo, këta fizikanë, i ka thelluar në gabime më të mëdha; janë gëzuar kur i kanë bishtnuar me “matematikë” rrugës së drejtë të zgjidhjes së problemit fizik.

4. Pse TSR-ja ka qëndruar dhe qëndron kaq gjatë?

Shkaqet janë të dy natyrave: të natyrës fizike dhe të natyrës politike.

Shkaqet e natyrës fizike: për shpejtësi të vogla, rezultatet e fituara nga TSR-ja nuk dallojnë praktikisht nga rezultatet e fituara me transformimet e Galileit, prandaj as që zbatohet TSR-ja për këto shpejtësi. Me këto shpejtësi merret pjesa më e madhe e fizikës, pjesa më e madhe e fizikanëve dhe inxhinerëve mekanikë. Në anën tjetër, me fizikën e shpejtësive të mëdha merret një numër i vogël fizikanësh. Aty dalin kundërthënie, por, ashtu siç është e ndërtuar TSR-ja, ashtu edhe keqinterpretohen eksperimentet me konsensus ndërmejt fizikanëve relativistë e në favor të TSR-së, gjithnjë nën mbulesën e autoritetit të Einstein-it.

Shkaqet politike: për këto, më vonë.

5. TSR-ja e ka futur fizikën në një rrugë të gabuar. E ka kthyer prapa. Janë ndërtuar fusha të “studimit” pa bazë shkencore. Janë krijuar autoritete në fizikë që kanë bërë gabime ose janë ndërtuar mbi gabime.

6. Rrënimi i kësaj piramide do ta lironte fizikën dhe do të hapte horizonte shumë të dobishme për shkencën dhe teknikën. Është shumë e turpshme për fizikën e shekullit 21 ta duroj edhe më këtë piramidë.